Aktorja e njohur shqiptare Marika Kallamata, ka ndërruar jetë në moshën 89-vjeçare.
Kallamata, e cila mban edhe titullin “Artiste e Merituar” ndërroi jetë në Tiranë. Në nder të aktores, do të mbahen homazhe nesër nga ora 11.00 deri në 13.00. Homazhet do të mbahen pranë Arturbina.
Marika Kallamata u lind në Fier më 17 nëntor 1930, është aktore i njohur shqiptare.
Aktivitetin artistik e filloi në Teatrin Popullor, në vitin 1950. Ka interpretuar rreth 60 role, ku ndër më të suksesshmit janë: Ortensia, Aspasia, Mara, Fallxhesha, Nina, Ana, Nekija, dhe në mjaf role episodike ka qenë një aktore shumë e mirë. Edhe pse ishte e rrethuar nga dhjetëra aktore të suksesshme, Marika ruajti individualitetin e vet. Doli në pension, në tetor 1985, por Marika nuk u shkëput nga skena. Në vitin 2004 ajo u ngjit me kolegët e saj në skenë pas shumë vitesh, në dramën “Streha e të harruarve”, ku korri sukses me rolin e saj. Ka interpretuar pak role në filma artistikë. Është nderuar me titullin “Artiste e Merituar”./abcnews.al