Aktorja e njohur Sabina Toziya ka ndërruar jetë, pasi humbi betejën me sëmundjen që vuante prej kohësh. Aktorja është bërë e njohur edhe për publikun shqiptar, në rolin e saj në serialin turk “Sulejmani i Madhërishëm.
Sabina ka ndërruar jetë në moshën 75-vjeçare pasi prej muajsh kurohej nga tumori më kokë.
Në serialin e suksesshëm “Sulejmani i Madhërishëm”, Tozija luajti Afife Hatun, dado e sulltanit, të cilën ai e konsideronte nënën e tij të dytë.
Sabina Toziya lindi në Shkup në vitin 1946 dhe ka marrë pjesë në shumë seriale turke. /abcnews.al