Ndërroi jetë në spital pas aksidentit, 16-vjeçari djali i kryetarit të njësisë Administrative të Sukthit

schedule11:53 - 28 Shkurt, 2021

schedule 11:53 - 28 Shkurt, 2021

I riu 16-vjeçar që ndërroi jetë në spital pak orë pas aksidentit të ndodhur pasditen e djeshme në Sukth është djali i kryetarit të njësisë administrative të Sukthit Rrapo Osmani, i identifikuar si Flavio Osmani.

Flavio Osmani ka qenë drejtues i automjetit tip “Renault” i cili u përplas një mjet tip “Benz”.

Policia njoftoi mëngjesin e sotëm se në lidhje me këtë ngjarje është vënë në pranga drejtuesi i Benz-it, Gj. B., 54 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Tashmë materialet hetimore në lidhje me këtë ngjarje i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme./mv.abcnews.al