Ndërpritet vetingu për gjyqtarin Besnik Imeraj

schedule13:16 - 5 Mars, 2018

schedule 13:16 - 5 Mars, 2018

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka publikuar vebndimin për ndërprerjen e procesit teë Vetingut për gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese, Besnik Imeraj. Sipas argumentimit te vendimit, te marre nga treshja e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, me kryetare Brunilda Bekteshin, anëtarë Etleva Çiftja dhe relatore Genta Tafa ( Bungo) ndërpritet procesi i rivleresimit kalimtar për gjyqtarin Besnik Imeraj, pasi në 31 janar 2018 ai ka dhënë dorëheqjen nga sistemi i drejtësisë.

Besnik Imeraj ishte zgjedhur anëtar i Gjykatës Kushtetuese që në prill 2013 dhe ligjërisht mandati i tij mbaronte në prill të vitit 2022. Por ai ka vendosur të largohet nga kjo detyre 4 vite para mbarimit të mandatit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!