Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Ndërpritet uji për lavazhet/ Durrës, nis aksioni kundër lidhjeve të paligjshme për ujin e pijshëm

schedule13:39 - 21 Tetor, 2025

schedule 13:39 - 21 Tetor, 2025

300 lavazheve që furnizoheshin me ujë nga rrjeti i ujësjellësit në Durrës i është ndërprerë furnizimi. Shoqëria Rajonale Ujësjellës Kanalizime ka nisur aksionin për ndërprerjen e kontratave të furnizimit me ujë. Drejtori i njësisë Task Force Julian Beshiri thotë se nga ky moment asnjë subjekt që operon si lavazh nuk do të marrë ujë nga rrjeti.

Të gjitha subjektet që operojnë si lavazhe janë njoftuar një muaj më parë që të gjejnë zgjidhje dhe të mos përdorin ujin e pijshëm për larjen e automjeteve. Aksioni do të shtrihet në gjithë zonën që shoqëria rajonale

Vendimi për ndërprerjen e furnizimit me ujë për lavazhet është bërë për të menaxhuar më mirë burimet ujore dhe furnizimin më të mirë të popullatës. Ndërkohë që qeveria ka paralajmëruar se Ujësjellësit në të gjithë vendin do të menaxhohen nga një strukturë kombëtare e cila do të quhet Operatori  i prodhimit të Ujit duke nisur nga janari i vitit të ardhshëm./abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!