Seanca plenare në Kuvend është ndërprerë për herë të dytë brenda pak minutave.
Deputetët e Foltores, nga radhët Berisha-Bardhi nuk kanë lejuar deputetë socialistë që të flasin nga vendi i tyre.
Sapo një prej tyre merrte fjalën, deputetë si Flamur Noka apo edhe të tjerë, u shkonin te tavolina duke e goditur tavolinën dhe duke i ndërprerë fjalën.
Fillimisht, seanca u ndërpre pasi deputeti demokrat, Bledion Ballbati u përplas fizikisht dhe goditi deputetin socialist, Vullet Sinaj.
Seanca plenare e kësaj të hëne në orën 17:00 nisi menjëherë me tensione, ashtu siç ishte paralajmëruar nga opozita.
Sali Berisha, i rikthyer në Kuvend me 22 deputetë, bllokuan Foltoren e Kuvendit./abcnews.al