Është padyshim një përballje e nxehtë.
“Gjigantët” e Madrid, Atletico dhe Real kanë matur edhe njëherë forcat në elitën e futbollit spanjoll, këtë herë në “Ëanda Metropolitano”, me “Galaktikët” e Carlo Ancelotti që kanë arritur të gjejnë rrugën e rrjetës me anë të Militao, në minutën e 64’-t të sfidës.
Mirëpo, duket se goli ka irrituar jo pak ultrasit vendas të cilët e dhanë përgjigjen e tyre.
Ultrasit “Bardhekuq” filluan të hidhnin sende në fushën e blertë, duke detyruar kryesorin spanjoll Busquets Ferrer të ndërprejë ndeshjn, ndërprerje që zgjati thuajse 30 minuta, për të vendosur më pas për rifillimin e sfidës. /i.m /abcnews.al