Ndërpritet debati televiziv midis Liz Truss dhe Rishi Sunak pasi moderatores i bie të fikët

schedule08:43 - 27 Korrik, 2022

schedule 08:43 - 27 Korrik, 2022

Debati i dytë televiziv midis kandidatëve për udhëheqjen e konservatorëve midis Liz Truss dhe Rishi Sunak u ndërpre në mënyrë dramatike pasi prezantueses Kate McCann i ra të fikët, sipas The Guardian.

Para se të ndërpritej, debati televiziv midis dy kandidatëve po zhvillohej për taksat, gjendjen e NHS dhe rritjen e kostove të jetesës.

Sekretarja e Jashtme dhe Sunak, të cilët deri tre javë më parë ishin në të njëjtin kabinet, herë pas here bisedonin me njëri-tjetrin dhe hidhnin shikime të zemëruara nëpër skenën e Victoria Hall të Stoke-on-Trent.

Kjo çoi në ankesa më pas nga mbështetësit e Truss se ai ishte shumë agresiv, por Sunak e mohoi një gjë të tillë. Megjithatë, më fund të debatit gjërat u zbutën, pasi Truss tha se do të donte të kishte Sunak në ekipin e saj nëse ajo bëhet kryeministre.

Sunak vlerësoi qëndrimin e saj ndaj Rusisë. Por mosmarrëveshja mbi taksat dominoi debatin.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!