Fluturimet dhe shërbimet e trenave në kryeqytetin e Indisë, Nju Delhi u ndërprenë të martën në mëngjes për shkak të mjegullës së dendur.
Mjegulla e dendur përmban grimca dhe ndotës të tjerë, sipas shërbimit të motit, i cili paralajmëroi për ndikimin që mund të ketë në shëndetin e 20 milionë banorëve të qytetit.
Indeksi i cilësisë së ajrit në Nju Delhi këtë mëngjes ishte 376, i cili klasifikohet si “shumë i dobët”, sipas Bordit Qendror të Kontrollit të Ndotjes. Një nivel i mirë konsiderohet një vlerë midis 0 dhe 50.
Mjegulla e dendur shkaktoi vonesa në të paktën 30 fluturime të planifikuara për ulje ose nisje nga aeroporti i kryeqytetit indian, sipas agjencisë indiane të lajmeve ANI.
Gjithashtu u pezullua nisja e 14 trenave në veri të Indisë.
/abcnews.al