Ndërpriten punimet në segmentin Qukës – Qafë Plloçë

schedule15:24 - 14 Gusht, 2018

schedule 15:24 - 14 Gusht, 2018

Afati për përfundimin e rrugës Qukës – Qafë Plloçës ishte muaji qershor, por në kantier nuk ka lëvizjë. Aty ka ende punë për tu bërë dhe askush nuk di të tregojë se sa do të zgjasin.

U tha se punimet do të përfundonin në Qershor. Por jemi në gusht dhe këtu në rrugën Qukës-Qafë Plloçë asgjë nuk lëviz. Në kantier makineritë janë të fikura dhe veç ndonjë prej tyre lëviz. Në afërsi të Karkavecit janë shtruar rreth 1.5 km, por të lëna përgjysëm. Asflat nuk është hedhur. Këtu ka patur edhe shembje, ç’ka do të thotë shtim fondesh dhe ribërje të punës.

Ky segmend i rëndësishëm shkurton distancën të juglindjes së vendit me kryeqytetin. Por rruga Qukës–Qafë Plloçë konisderohet më problematikja për sa i përket zvarritjes së punimeve. Investimet nisën shumë kohë më parë dhe s’kanë përfunduar. Ajo do të ndikonte dhe në përmirësimin e jetesës së disa fshatrave, por banorët në 10 vite me radhë kanë patur vetëm probleme. Qeveria shqiptare mori përsipër të rinisë punimet në rrugën Qukës–Qafë Plloçë në Korrik të vitit 2015, duke ndërhyrë në projektin e mëparshëm i cili kishte probleme.

Rreth 40 km e gjatë e parashikuara në tre lote kapi shifrën e 38 milionë dollarëve. Dalja nga Qukësi në drejtim të Qafë Plloçës do të evitojë kalimin nga Përrenjasi dhe Pogradeci duke shkurtuar rrugën në drejtim të Korçës dhe Kapshticës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!