Ndërpriten negociatat politike/ Shtyhet mbledhja e kryetarëve, s’ka dakordësi për komisionet hetimore

schedule12:11 - 13 Mars, 2024

schedule 12:11 - 13 Mars, 2024

Është shtyrë mbledhja e kryetarëve, pasi Klotilda Bushka dhe Gazment Bardhi nuk kanë rënë dakord për komisionet hetimore, për rrjedhjen e të dhënave dhe ndërhyrjen në sistemin TIMS, ndërsa tjetri për 4 koncensionet e sterilizimit në Shëndetësi.

“Të dyja palët janë duke punuar për të përcaktuar rregullat”, është sqarimi që i ka dhënë Bardhi demokratëve.

Gazetarja Erneta Shevroja raporton se do të mblidhen sërish sot në orën 13:30.

Sipas gazetares, duhet kujtuar që për këto dy komisione, PD, pra konkretisht Gazment Bardhi ka bërë dy kërkesa, por objekti i tyre do të përcaktohet nga Partia Socialiste. Kjo nuk është pritur mirë nga demokratët, të cilët kanë shkaktuar dhe debate.

Më herët ka reaguar dhe kryeministri Edi Rama, i cili ka deklaruar se “pazari me Non Gratën” nuk ekziston, pasi e kanë thënë më herët se janë dakord që sipas kornizës së përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese të miratojnë komisionet hetimore. Sipas Ramës, Partia Socialiste është gjithnjë tre hapa përpara dhe në fund të gjitha xhirot bosh përfundojnë po në pikën ku nisin.

LEXO EDHE: Marrëveshja për 2 komisionet hetimore/ Rama: Brenda kornizës së Kushtetueses. Pazari me non gratën nuk ekziston! PS tre hapa përpara

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!