Në kuadër të masave të shtuara në lidhje me parandalimin e përhapjes së koronavirusit në vendin tonë janë pezulluar të gjithë kurset për marrjen e patentave.
Vendimi është në kuadër të Urdhërit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë
Për parandalimin e përhapjes së coronavirusit, do të ndërpriten:
Deri në 17 Mars 2020
Testimet e Teorisë dhe Praktikës për marrjen e lejedrejtimit
Aplikimet për Testimet për marrjen e lejedrejtimit
Testimet/kualifikimet pranë Drejtorisë së Kualifikimeve Profesionale (DPSHTRR)
Deri në 23 Mars 2020
Mësimi dhe klasat në autoshkolla, praktikat në rrugë, trajnimet me Kryqin e Kuq!
Masa në zbatim të Urdhërit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë!/abcnews.al