Pasi ndërpreu sfidën për të kaluar me not kanalin e Otrantos, avokatja Eva Buzo, nga spitali i Vlorës ku po trajtohet, ka shprehur falenderime për të gjithë.
Buzo ka përshëndetur të gjthë ata që i qëndruan pranë, teksa shtoi se ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.
“Përshendetje të gjithëve, dua të them një mesazh për ju. Ndihem shumë mirë dhe jam e shëndetshme. Notova për një kohë tepër të gjatë dhe tani thjesht dua të ha një picë të madhe dhe një pije energjike. Po më mbajnë në spital thjesht për nje observim për gjendjen time shëndetesore. Do të dëgjohemi përsëri shumë shpejt derisa sa të qetësohem. Wow çfarë noti!”, tha ajo.
Sfidën, Buzo e ndërpreu rreth mesdites së të enjtes për shkak të problemeve shëndetësore që shfaqi gjatë udhëtimit.
Nga kripa e tepërt, ajo pësoi probleme me artikulimin ndërsa pati edhe pickime nga kandilët e detit./abcnews.al