Ndërprerja e energjisë elektrike/ Ministrja Balluku: Situata u rikuperua për 30 minuta në rang vendi, ndërsa në Tiranë për 17 minuta

schedule15:32 - 21 Qershor, 2024

schedule 15:32 - 21 Qershor, 2024

Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministrja  e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka deklaruar lidhur me ndërprerjen e energjisë elektrike se u rikuperua shumë shpejt, vetëm në 30 minuta në rang vendi, ndërsa në Tiranë për 17 minuta.

Gjatë deklaratës për media, ajo ka thënë se volumet e mëdha të sistemit të transmetimin dhe temperaturat shumë të larta në nivele rekord kanë krijuar këtë problematike.

“Kemi pasur shkëputje të energjisë elektrike në të gjithë Shqipërinë, nga ana tjetër jemi informuar se e njëjta situatë ka ndodhur dhe në Malin e Zi, pjesërisht në Kroaci dhe Bosnje Hercegovinë.

Nga analiza e parë, rezulton se volumet e mëdha të sistemit të transmetimin në këto momente, gjithashtu edhe temperaturat shumë të larta në nivele rekord kanë krijuar këtë problematike.

Duhet thënë që nga puna e mirë që është bërë në terren, kemi arritur të rikuperojmë të gjithë shpërndarjen elektrike përmes linjave në rang vendi brenda 30 minutash, ndërsa Tirana është rikuperuar brenda 17 minutash. Jemi në komunikim të vazhdueshëm me të gjithë bashkëpunëtorët tanë në rajon për ta mbajtur rrjetin e sigurt“, u shpreh Balluku./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!