Aktori i njohur durrsak Xhevdet Ferri u nderua me titullin “nderi i qytetit” 4 vite pas vdekjes. Ceremonia u mbaj në teatrin “Aleksanër Mosiu” ku në skenën e tij Ferri ka interpretuar me dhjetëra role.
Kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako, i dorëzoi titullin vajzës së aktorit, duke e vlerësuar Xhevdet Ferrin si personalitet të shquar në shumë fusha, duke përfshirë artin, kulturën, edukimin dhe angazhimin politik në favor të qytetit të Durrësit.
Me emocione e mall, Bora Ferri e kujtoi të atin si një njeri mirënjohës e modest. Miq e kolegë ndanë disa kujtime nga koha e kaluar me Xhodën, siç njihej në rrethin e ngushtë
Xhevdet Ferri, ndërroi jetë më 16 janar të vitit 2020 në moshën 59-vjeçare./abcnews.al