Nderohen ushtarët grekë/ Këlcyrë, ceremoni në varrezat e të rënëve në luftën italo-greke

schedule15:45 - 28 Tetor, 2023

schedule 15:45 - 28 Tetor, 2023

Në varrezat e ushtarëve grekë në Këlcyrë është zhvilluar ceremonia në nderim të ushtarëve të rënë në nje betejë të ashpër në këtë vend në 28 tetor 1940, përballë ushtrisë fashiste, kur nisi lufta italo-greke.

Në ceremoni morën pjesë zv. ministri i Jashtëm grek Jorgos Kociras dhe ambasadorja e Greqisë ne Tiranë.

Zyrtari i lartë grek përsëriti kërkesat e Athinës zyrtare për Fredi Belerin.

 “Ashtu siç është diskutuar marrëveshja dy palëshe për eshtrat, të njëjtin bashkëpunim kërkojmë për çështjen Beleri me qëllim që të mos vazhdojë të ndikojë negativisht në marredheniet mes dy vendeve. Siç është theksuar nga kryeministri Mitsotaqis, Fredi Beleri ka të drejtë të betohet si kryetar i Bashkisë së Himarës, e drejtë që buron nga kushtetuta dhe është absolutisht korrekte me te drejten europiane. Greqia mbështet në mënyrë të palëkundur hyrjen e Shqipërisë në BE por kjo nënkupton respektimin e shtetit ligjor.”

Fredi Beleri i vënë në pranga dy ditë para zgjedhjeve vendore, është në qeli pasi po gjykohet për akuzën e korrupsionit në zgjedhje./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!