Ndërkombëtarët nuk njohin zgjedhjet? Si përgjigjet Besnik Bare

schedule18:40 - 30 Qershor, 2019

schedule 18:40 - 30 Qershor, 2019

Sipas deputetit të Partisë Socialiste Besnik Bare nuk ka asnjë mundësi që faktori ndërkombëtar të mos i njohë zgjedhjet. Pasi u pyet nga gazetarja Mirela Milori në lidhje me lëtë çështje, ai deklaroi se partnerët e huaj e kanë mbështetur dhe kanë marrë pjesë në monitorimin e zgjedhjeve.

Mirela Milori: Nëse faktori ndërkombëtar nuk i njeh këto zgjedhje?

Besnik Bare: Nuk ka asnjë mundësi që ajo të mos i njohë sepse ajo i ka mbështetur dhe praktikisht ka marrë pjesë në monitorimin e zgjedhjeve. Janë 1500 vëzhgues, janë 250 vëzhgues nga OSBE/ODHIR. Është vetë përfaqësuesja e Departamentit të Shtetit në Shqipëri që shkon dhe investigon, monitoron gjithçka që ka ndodhur. Në këto rrethana kur shikon një proces normal dhe ata e dinë arsyen pse ne nuk kemi kundërshtarë unë nuk e dyshoj që ata do e njohin.  

Ndërkohë nëse Gjykata Kushtetuese e shikon të paligjshëm procesin zgjedhor të 30 Qershorit, Besnik Bare tha se Partia Socialiste do ta respektojë vendimin e saj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!