Ndërkombëtarët apel Tunizisë: Shmangni dhunën

schedule15:46 - 27 Korrik, 2021

schedule 15:46 - 27 Korrik, 2021

Situata aktuale e krijuar në Tunizi, ka shkaktuar shumë reagime në skenën ndërkombëtare. Të shmanget dhuna; të respektohet kushtetuta, dhe rikthimi në normalitet. Nga Brukseli në Uashington, por dhe nga Algjeria fqinje, e shumë vende perëndimore, janë shtuar apelet ndaj presidentit të Tunizisë Saied.

Ky i fundit shkarkoi kryeministrin dhe pezulloi aktivitetin e parlamentit duke marrë në dorë të gjithë pushtetin në vend.

Dhe në Kombet e Bashkuara ka shqetësim. Sekretari i përgjithshëm Guterres u shpreh se po e ndjek me kujdes situatë dhe u bëri apel palëve që të shmangin dhunën dhe të garantojnë qetësi.

Lega Arabe premtoi mbështetje të plotë për popullin e Tunizisë dhe partia kryesore islamike algjeriane denoncoi një grusht shteti kundër kushtetutës dhe vullnetit të vëllezërve dhe motrave tunizianë.

Dhe Bashkimi Europian bëri apel për respektim të Kushtetutës, institucioneve dhe shtetit së të drejtës. Sekretari amerikan i shtetit Blinken, i telefoni presidenti Saeid duke i shprehur shqetësimin për situatën e krijuar në vend prej ditësh.

Vendimi i kreut të shtetit u mbështet në artikullin 80  të kushtetutës, sipas  të cilit presidenti ka të drejtë të veprojë në momentin që rrezikohet siguria dhe pavarësia e kombit.

Ai ndodhi pas protestave masive në shesh kundër qeverisë, por dhe pas përplasjeve me kryeministrin e shkarkuar tashmë. Në krye të ekzekutivit nga muaji shtator, Mekiki ishte kryeministri i tretë i zgjedhur brenda një viti. Mosmarrëveshjet e tij të vazhdueshme me presidentin dhe parlamentin kishin bllokuar vendin.

Ajo që zemëroi dhe më shumë popullin në një moment delikat të pasigurisë ekonomike dhe paqëndrueshmërisë politike, ishte dhe keq menaxhimi i pandemisë së Covid-19 nga autoritetet shëndetësore dhe qeveria.

Me 18 mijë viktima në një popullsi prej 12 milion banorësh, Tunizia është një nga vendet me mesataren më të lartë të vdekshmërisë në nivel botëror./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!