Nderimet e fundit të këngëtares së madhe, familja njofton për varrimin e Nexhmije Pagarushës

schedule19:51 - 7 Shkurt, 2020

schedule 19:51 - 7 Shkurt, 2020

Familja Pagarusha ka bërë me dije protokollin familjar të varrimit të këngëtares së madhe. Sipas këtij protokolli, homazhet për Nexhmije Pagarushën do të mbahen në hollin e Teatrit Kombëtar në Prishtinë nga ora 8:00 deri në 17:00 nga data 08.02.2020. Nderimet e fundit këngëtarës mund t’i bëhen deri më datën 09.02.2020.

Sakaq, varrimi i të ndjerës do të bëhet në Pagarushë të Malishevës me rrethin e ngushtë familjar, sipas amanetit të saj.

E pas varrimit, nderimet do të vazhdojë edhe për dy ditë të tjera deri më datë 11.02.2020 në Teatrin Kombëtar në Prishtinë, nga 8:00 deri në 17:00.

Njoftim !

Njoftohen i gjithe populli Shqiptar qe me datë 08.02.2020 sipas protokollit familjar hapet e pamja në hollin e Teatrit Kombëtar në Prishtinë prej ores 08:00 deri 17:00. 

Me datë 09.02.2020 do të mbahen homazhe në hollin e Teatrit Kombëtar me ç’rast qytetarët do të mund ti japin nderimet e fundit.

Ne oren 11:00 fillon mbledhja komemorative në po të njejtin objekt-teatrin kombetar

4.

Ne ora 14:30 do të bëhet varrimi në fshatin Pagarushe,Malisheve me rrethin e ngusht familjar sipas amanetit të saj të fundit

E pamja me këtë rast vazhdon edhe per dy ditë dhe atë me datë 10-11.02.2020 poashtu ne hollin e Teatrit Kombetar ne Prishtine me fillim ne ora 08:00 – 17:00.

Kërkojmë mirekuptimin e te gjithë atyre që ndajnë dhembjen me ne , gjithe miqte dhe dashamiret e znj.Nexhmije per t’iu permbajtur protokolit familjar.

ME RESPEKT,

FAMILJA PAGARUSHA-Mulliqi”, njofton familja.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!