Nderim Nexhipi është larguar para pak kohësh nga Kukësi, por nuk kishte folur për këtë lëvizje. Ish-fantazisti ishte drejtor sportiv i verilindorëve dhe në letrën e tij të publikuar në rrjetet sociale falënderon Kukësin për mundësinë dhe thekson se ai klub u bë shtëpi e dytë për të.
“Faleminderit Kukësi! Rrugëtimit tim te Kukësi i erdhi fundi dhe largohem me pengun e vetëm, titullin kampion para tifozëve të mrekullueshëm të Kukësit. Pas një periudhe prej 3 vitesh e gjysme si drejtor sportiv i FK Kukësit, erdhi dita qe te përshëndetem me te gjithë, duke falënderuar te gjithë për mbështetjen e dhënë.
Dua te falënderoj presidentin Safet Gjici, i cili me besoi një post shume te rëndësishëm ne klubin e Kukësit, duke me emëruar drejtor sportiv dhe duke me dhënë mundësinë te tregoj vlerat e mija ne këtë drejtim. Shpresoj qe besimin e dhënë, t’ia kem shpërblyer duke punuar çdo dite për te mirën e klubit dhe te mirën e te gjithëve.
Dua te falënderoj çdo trajner, ndihmës dhe te gjithë bashkëpunëtoret e mi gjate kësaj periudhe te Kukësi, te cilët me kane ndihmuar qe ta kem me te lehte këtë pune. Se bashku kemi kaluar suksese, kemi fituar trofe, jemi zhgënjyer, por ne fund kemi sakrifikuar te gjithë për një qellim, për te rritur vlerat e klubit dhe për te fituar sa me shume.
Ne 3 vite e gjysme, përjetova emocione te forta ne kampionat dhe Europë, gjë te cilën do ta mbaj mend gjate dhe do te jem falënderues gjithmonë. Kukësi u kthye ne një shtëpi për mua dhe gjithmonë do te ketë një vend te veçante ne zemrën time. Faleminderit te gjithëve për gjithçka”, shkruan Nexhipi. /abcnews.al