Kukësi nuk po kalon momente të mira. Një pjesë e mirë e lojtarëve duan të largohen me përfundimin e sezonit, ndërkohë që pas shumë vitesh verilindorët nuk do të marrin pjesë as në kupat e Europës.
Ky sezon ka pasur edhe probleme të shumta me pagesat te Kukësi, që duhet të gjejë një zgjidhje me futbollistët. Nga ana tjetër, ka edhe një çështje me drejtorin sportiv, Nderim Nexhipi
Burime të abcnews.al bëjnë me dije se para disa ditësh ai ka dhënë dorëheqjen nga Kukësi. Një ditë më parë kemi tentuar një reagim prej tij në lidhje me atë që kemi mësuar, por Nexhipi ka refuzuar të pohojë apo mohojë.
Edhe në të shkuarën Nexhipi ka pasur krisje me drejtuesit e Kukësit. Madje konsiderohej i larguar nga klubi, por më as është shfaqur sërish në stërvitje.
Zyrtarisht nuk ka ndonjë reagim nga palët dhe duhet pritur, por këtë herë mes Kukësit dhe Nexhipit me shumë mundësi ka marrë fund çdo gjë. /abcnews.al