Për herë të parë në spitalin e Fierit realizohet ndërhyrja koronare në zemër. Mjeku kardiolog Ndriçim Kallashi është garancia e kësaj sipermarrjeve.
Të lehtësuar pas vitesh mundimesh. Kështu ndihen këta pacientë pas ndërhyrjes në zemër. Mjekë të kualifikuar, staf i besueshëm dhe një pajisje e teknologjisë së lartë. Kjo është njësia më e re e hemodinamikës në vend dhe ndodhet në një spital shtetëror.
Mjeku kardiolog Ndricim Kallashi është garancia e kësaj sipërmarrjeje. I specializuar dhe me përvojë në ndërhyrjet koronare. Vështirë ta bësh të tregojë për punën e tij, preferon të flasë me pacientët
Pacientët kanë gjetur këtu shërimin në pak ditë për probleme të zemrës që i vuanin prej vitesh.
Një nga ndërhyrjet e sukseshme të kryera deri tani, rezultoi me arterie të bllokuar. Ndërhyrja në kohë e shpëtoi pacientin jo vetëm nga funksionimi i keq i zemrës por nga rreziku i infarktit.
Pas 12 ditësh nga hapja, në këtë repart janë kryer 10 ndërhyrje të suksheshme koronare. Mesatarisht pritet të trajtohet 1 pacient në ditë.
Investimi për njësinë e hemodinamikës në Spitalin e Fierit pritet të trajtojë mijëra pacientë nga i gjithë jugu i vendit. Deri tani për shkak të fluksit në tre repartet e vetme shtetërore në vend, pacientët e kanë përfituar këtë shërbim bashkë me koston e lartë që ofron sektori privat./abcnews.al