Ndërhyrjet e Kurtit në Shqipëri dhe RMV/ Xhaferi e thotë hapur: Për shqiptarët, Tirana është vëllai i madh

schedule20:33 - 29 Shkurt, 2024

schedule 20:33 - 29 Shkurt, 2024

TIRANË- Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xheferi thotë se kur shqiptarët ndodhen në vështirësi në rajon, ata gjejnë përkujdes tek Tirana, të cilën e cilëson si “vëllai i madh” i të gjithë shqiptarëve, pavarësisht trojeve ku jetojnë.

Duke komentuar sjelljet e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, i cili ka ndërhyrë në çështjet e brendshme politike si në Shqipëri ashtu dhe RMV, Xhaferi tha në “Real Story” se të gjithë shqiptarët pa dallim duhet të shohin si shpëtim Tiranën zyrtare dhe nuk duhet të përfshihen në këto skema përçarëse.

Pjesë nga intervista: 

 Këtu në Shqipëri ajo përpjekje e z. Kurti që vinte jo si kryeministër i Kosovës po si shtetas i Shqipërisë me pasaportë shqiptare përtej të drejtës së tij individuale për të votuar, por si përfaqësues I një partie politike dështoi. Po ndërkohë ankesa ka edhe për mënyrën si ai ka ndërhyrë në një zonë shumë delikate siç janë shqiptarët e Luginës, ata duhet të ishin në fokusin tonë. A mendoni ka ardhur koha që përfaqësuesit shqiptarë të mblidhen dhe si pleq të moçëm të flasin me maturi dhe t’i ulin këto tensione po përjetojmë momentin tonë më të mirë historik

Talat Xhaferi- Mendoj që edhe kushtetuta e Republikës së Shqipërisë sanksionon përkujdesin e statusit për gjendjen e shqiptarëve kudo janë. I takon institucioneve të vendit të jenë bartës të koordinimit, të faktorëve politikë në rajon e më gjerë. E kam thënë që çështja kur vëllai I madh është I përcaktuar që të udhëheqë vëllezërit e tjerë duhet ta dëgjojnë së paku sa është në të drejtë dhe përkushtim e asaj çka është e përbashkëta e shtëpisë kështu që nuk do mend që duhet me pas një rreth një vend një pikë takim ku do të mund të koordinohet, të këmbehen mendime, qofshin edhe të ndryshme që konkluzioni të jetë rrugëtimi individual i të gjithëve neve që jemi në vendet përkatëse sepse funksionojmë mbi baze të rregullave, ligjeve që janë subjektet ku jemi.

Pra ju thoni vëllai i madh është Tirana…

Talat Xhaferi: Sipas logjikës jo që them, por është.

Në Prishtinë nuk janë shumë dakord me këtë kohët e fundit

Talat Xhaferi: Ajo është çështje e perceptimit të karaktereve te njerëzve e thash nuk mund të definoj pse janë apo nuk janë dakord, por mbi të gjitha kur vjen puna ngushtë të gjithë ne drejtohemi çfarë të bëjmë sit ë dalim nga situate dhe ku drejtohemi te vëllai I madh, kjo është esenca e botëkuptimit dhe perceptimit të asaj çka është bashkërenditja e interesave edhe në vendet ku jetojmë por edhe në përgjithësi kundrejt faktorit ndërkombëtar. Fundshekulli XX-XXI është shekulli i shqiptarëve në Evropë dhe në botë dhe qoftë në kuptimin pozitiv të të drejtave statusit, imazhit, që ka shqiptari sot në botë në aspektin institucional, këto janë çështje për të cilat në makroplan duhet t’i kesh parasysh në mikro plan janë çështje të karakterit dhe të botëkuptimeve individuale të secilit prej nesh varësisht deri ku shohim./ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!