Georginio Wijnaldum po i ikën Barcelonës nga duart. ESPN bën me dije se në adresë të mesfushorit ka ardhur një ofertë ndjeshëm më e lartë nga PSG dhe ka ndryshuar gjithçka.
Barcelona i ofron mesfushorit deri në 4 milionë euro neto, ndërsa PSG e ka dyfishuar këtë shifër. Burime nga klubi i Barcelonës e konfirmojnë ekzistencën e kësaj oferte për mesfushorin e Liverpool dhe bëjnë me dije se nuk kanë mundësi ta rrisin më tej propozimin e tyre.
Nga ana tjetër edhe vetë Wijnaldum mësohet të anojë nga oferta e francezëve, duke i shuar shpresat e Barçës për firmën e tij. Në garë për të ishte edhe Bayern Munchen, por gjermanët u tërhoqën nga ankandi. /abcnews.al