Ndërhyrje nga vendet armiqësore/ Fitim Zekthi: Platformat online për dezinformim, shqetësuese. Në Shqipëri ka para ruse

schedule18:29 - 13 Nëntor, 2024

schedule 18:29 - 13 Nëntor, 2024

Analisti Fitim Zekthi e cilëson tejet shqetësuese deklaratën e drejtores së SHISH, se ka ndërhyrje nga vendet armiqësore në vend, me platforma online që përdoren për dezinformim.

Në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, Zekthi u shpreh se në Shqipëri ka para ruse, që financojnë kryesisht portale.

“Fakti që drejtoresha e SHISH arrin të thotë që janë rrezik, është tmerrësisht shqetësues. Unë nuk jam eksperti i kibernetikës, por di që nevoja t’i përgjigjemi kësaj, është shumë e madhe. Mund të ndodhin probleme shumë të mëdha. Nëse kanë ardhur media ruse, njerëz rus, ka para ruse. Në Shqipëri, kemi lloj lloj lajmesh, raportimesh, mund të ndikojë edhe në rezultatin e zgjedhjeve. Lufta bëhet në këtë mënyrë. Arma më e fuqishme sot është informacioni. Kaq shumë platforma online, kaq lajme të rreme, shpifje, dikush ka interes. Është vërtet shumë shqetësues. Në Shqipëri ka para ruse”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!