Ndërhyrje në argjinaturën e Drinosit/ Investim 47 milionë lekë për të parandaluar përmbytjen e tokave

schedule15:12 - 25 Nëntor, 2024

schedule 15:12 - 25 Nëntor, 2024

Qeveria shqiptare ka vendosur në dispozicion 47 milionë lekë për të ndërhyrë në argjinaturen e Lumit Drino.

Ky është një investim I rëndësishëm për qytetin pasi ndër vite, lumi Drino ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në tokat bujqësore.

Niki Lici, specialist pranë bordit të kullimit thotë se kjo është një problematikë e mbartur ndër vite, ndërsa po ndërhyhet në rreth 660 metra linear.

Lici thotë se kjo problematikë haset edhe në shumë zona të tjera të qarkut.

Erozioni dhe vërshimi I lumit Drino ka shkaktuar dëme edhe në shtyllat e tensionit të lartë të cilat janë përbri shtratit të kësaj zone./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!