Këngëtari i njohur The Weeknd ka publikuar videoklipin e këngës tashmë hit, “Save Your Tears”, që është pjesë e albumit “After Hours”.
Duke u renditur si videoja më e shikuar e ditës në Youtube, me mbi 4 milionë shikime për më pak se 24 orë, The Weeknd ka befasuar adhuruesit e tij me paraqitjen në klip.
Në fillim, ai shfaqet me një fytyrë ndryshe, që në përshtypje të parë duket si ndërhyrje kirurgjikale. Por në fakt është vetëm makijazh, që këngëtari ka zgjedhur në shenjë ironie.
View this post on Instagram
Kujtojmë që gjatë vitit 2020, The Weeknd publikoi albumin e tij “After Hours”, që u prit shumë mirë, duke u listuar si ndër albumet e vitit.
Ndonëse këngët dhe albumi i tij u pritën shumë mirë, asnjë projekt i artistit nuk u nominua në Akademinë “Grammy Awards”, gjë kjo që e revoltoi edhe vetë këngëtarin, duke reaguar se kjo akademi mbetet e korruptuar. l.k/abcnews.al