Ndërhyrje “horror” ndaj kundërshtarit, merret vendimi për Lukakun

schedule16:22 - 12 Dhjetor, 2023

schedule 16:22 - 12 Dhjetor, 2023

Ndërhyrja e ashpër ndaj Kouame, bëri që Romelu Lukaku të merrte kartonin e parë të kuq në karrierë, duke lënë Romën me 9 futbollistë për më shumë se 10 minuta në ndeshjen ndaj Fiorentinës.

Sulmuesi belg u ndëshkua me të kuq direkt, për intensitetin dhe ashpërsinë e ndërhyrjes, megjithatë ia ka hedhur paq me vetëm një javë pezullim nga ana e Gjykatës Sportive.
Ndonëse te Roma i trembeshin një dënimi më të gjatë, sulmuesi belg do të mungojë vetëm në fundjavë ndaj Bolognës, për t’u rikthyer më pas në sfidën ndaj Napolit, më 23 dhjetor në “Olimpico”.

Ndërkohë Mourinho do të duhet të bëjë llogaritë me mungesat e shumta ndaj Bolognës, pasi krahas Lukakut të pezulluar, do të mungojnë edhe Dybala e Azmoun të dëmtuar./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!