Ndërhyrje e rrallë në tru/ Kryhet për herë të parë në spitalin Memorial të Fierit

schedule15:29 - 15 Janar, 2025

schedule 15:29 - 15 Janar, 2025

Një dobësi trupore e momentit dhe një dhimbje koke e lehtë u bënë shkak për Kujtim Mahmutajn që ti nënshtrohej një operacioni në tru.

72 vjeçari nga Mallakastra është pacienti i parë që ka realizuar ndërhyrjen e rrallë në tru në sistemin shëndetësor publik në vendin tone.

Unë si fillim ndjeva një prerje trupi, një djersitje të lehtë dhe pak dhimbje  koke. Isha ulur atje në diell, nuk  mbaj mend më asgjë, veç kur thirrën familjarët ambulancën. Pastaj e kam parë veten atje në reanimacion, pasi kishin mbaruar punë u them mjekëve çfarë bëj unë këtu.”

Pacienti u paraqit me mpirje të këmbës dhe dorës majtë, vështirësi në komandimin e tyre, si dhe vështirësi në të folur.”

Një ndërhyrje e rrallë në tru është realizuar për herë të parë në sistemin shëndetësor publik në vendin tonë, ajo u krye në spitalin Memorial të Fierit.  Procedura e trombektomisë është ndërhyrja urgjente për të hequr mpiksjen e gjakut në tru, e cila rivendos qarkullimin e tij.

Ndërhyrja u realizua me suksesë falë ekipit mjekësor turko shqiptarë. Mjeku neurokirug Klaudio Disha, për abc neës  shpjegon procesin e ndërhyrjes tek pacienti 72 vjeçar.

“Kjo procedurë konsiston në kateterizimin e enëve të gjakut me një akses dhe pastaj shkojmë deri tek damarët e trurit. Që dmth në rastin konkret është një pacientë 72 vjeç, i cili erdhi në urgjencë me simtomat dy orë nga fillimi që është shumë e rëndësishme të theksohet dhe në këtë kohë iu nënshtruar ekzamininit edhe u vu re që kishte një bllokim të enës së gjakut si në qafë, por, edhe një tromb tek enët e gjakut të trurit. U bë hapja e enës së gjakut në qafë dhe heqja e mpikjes së gjakut në enën e trurit.”

Në rastet kur pacientët pësojn goditje ishemike në tru, pra mpiksje të gjakut, ndërhyrja duhet të jetë e menjëherëshme, në të kundërt thonë mjekët, rezultati mund të sjelle edhe humbjen e jetes për pacientin.

Kur mpiksja është në enë të mëdha, metodat e tjera të trajtimit, si trajtimet intravenoze për tretjen e mpiksjes, shpesh janë të pamjaftueshme dhe nëse kjo procedurë, e quajtur trombektomi, nuk kryhet, pacientët përballen me paaftësi të rëndë ose vdekje.”

Është një diagnozë emergjente, që do të thotë pacienti duhet të paraqitet menjëherë sa më shpejtë në urgjencë për tju nënshtruar më pas gjjthë procedurave të tjera deri tek trombektomia, duke theksuar më pas që koha është faktor shumë i rëndësishëm, duhet të paraqitet brenda 6 orëve ose përpara se të jetë instaluar infarkti në tru.”

Goditja ishemike është shkaku i dytë më i zakonshëm i vdekjes pas sëmundjeve të zemrës në botë dhe pasoja me e shpeshte eshte humbja e aftesive per te punuar.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!