Analisti Mentor Nazarko, në intervistën për “Ballkan Update”, komentoi edhe ndërhyrjen e Albin Kurtit në zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut. Sipas analistit, ndërhyrja e Kurtit është në kundërshtim me linjën amerikane në MV dhe nuk po mbështet një alternativë shqiptare, që siç tha ai, është më kombëtare.
“Për hir të së vërtetës pothuajse të gjitha qeveritë kosovare me përjashtim të atyre të lidhura me LDK kanë ndërhyrë siastematikisht në Maqedoni. Janë rreshtuar në favor të njërës apo tjetrës palë publikisht, madje edhe lufta e 2001 ishte investim i Kosovës. Ndërhyrja e Kurtit është një ndërhyrje në kundërshtim me atë që është linja amerikane në lidhje me zhvillimet në Maqedoni. E dyta, Kosova nuk ka çfarë të eksportojë në Maqedoni. Modelin e luftës kundër korrupsionit? Nuk ka ndonjë sukses Kosova në luftën kundër korrupsionit, nuk ka arrestime në nivel të lartë, nuk ka krijim strukturash të reja. Së dyti, modelin e bashkëjetesës etnike? Kosova është duke u përkufizuar ndërkombëtarisht si vendi që po krijon probleme në bashkëjetesën multietnike. Nuk është kjo rruga për t’i shërbyer nacionalizmit shqiptar. Madje, kjo që po bën Kurti në Maqedoni në fakt është duke rritur përbërësen nacionaliste maqedonase e cila është në rezonancë të plotë me Serbinë.
Kurti nuk është duke mbështetur ndonjë alternativë që është më kombëtaristja, më emancipuesja e shoqërisë, ajo që lufton kundër ekstremizmit fetar, ai koalicion partish që janë kundër korrupsionit. I vetmi faktor që bën ndryshimin në rreshtimin opozitar, është ajo pjesë e aleancës për shqiptarët, e udhëhequr nga zoti Taravari, e cila do t’i bashkohet këtij koalicioni partish, në të cilën zoti Kurti ka tentuar mundësinë të krijojë VV në Maqedoni por e ka parë që mund të dështonte dhe ndoshta ka pasur edhe presion ndërkombëtar që të mos kishte logo të VV në Maqedoni. Pse ASH mund të bëjë ndryshimin? ASH është një parti që ka histori që ka avancuar kauza”, tha Nazarko.
Sipas tij, këto veprime dëmtojnë shqiptarët por favorizojnë partinë VMRO.
“Ka një zinxhir pasojash që favorizojnë VMRO. E para, triumfalizmi që shoqëroi fushatën për zgjedhjen e kryeministrit shqiptar rrit VMRO si kalimi i LSI nga Berisha në krahun e majtë, dhe elektorati i pavendosur mendon se balanca kalon këtej, nga ky krah që kaloi LSI dhe do të votojë për këtë grup VMRO. Edhe kjo rrit VMRO. E treta, fokusi tek presidenti shqiptar. Kjo e frikëson elektoralin maqedonas. Gjithë këtë zinxhir veprimesh e ka nxitur Kurti, përçarja e ASH, presidenti shqiptar, kompaktësimi i këtij blloku, i cili nuk ka një axhendë me gjithë legjitimitetin dhe rivalitetin e tyre ndaj BDI-së. Mendoj se problem sigurisht që është BDI, se ashtu si Ali Ahmeti ashtu siç ka merita, ka edhe de merita. Në këtë përplasje në këtë dëshirë të Kurtit për të treguar ndikimin e vet në Maqedoni, gjithë ky zinxhir veprimesh që rrisin VMRO, një faktor pro serb, në përplasjen e tij me Ramën, fiton Serbia. Serbia është e interesuar të fitojë VMRO”, tha Nazarko./abcnews.al

