Gazetari Visar Duriqi dhe analisti Faton Mehmedi komentuan ndërhyrjen e Vetëvendosjes në zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut. Në intervistën që dhanë për “Ballkan Update” me gazetaren Linda Karadaku, ata e cilësuan ndërhyrjen e Albin Kurtit si në dëm të shqiptarëve dhe partive politike shqiptare atje.
“Kam thënë që do të jetë në të vështirë të liderëve politikë në Maqedoni. Për faktin se në Maqedoni kemi dy parti kryesore maqedonase aspak miqësore me shqiptarërt dhe ndërhyrja e Kurtit i hedh benzinë zjarrit dhe i jep më shumë material që shqiptarët janë për një Shqipëri të Madhe. Ka filluar t’u rëndohet pozita edhe me ndërkombëtarët dhe me maqedonasit. Nuk ka lidhje nëse është Aliahmeti apo një politikan tjetër, por ndëhyrja nga Kosova do të vështirësojë aktivitetin politik të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.”, u shpreh Duriqi.
Analisti Mehmedi e cilësoi ndërhyrjen e Kurtit si një gabim trashanik, që do të ketë kundër efekt.
“Kurti po bën një gabim trashanik se në rolin e kryeministrit dhe në vend që të ndikojë në unifikimin e spektrit shqiptar. Mendoj se me këto hapa, mos t’i quaj si inate personale ndaj figurës së Aliahmetit, Kurti po gabon dhe po arrin kundër efekt. VV nuk po shihet si lëvizje pozitive në Maqedoni për shkak të lojërave jo serioze. Nëse do të ishte paraqitur para lëvizjeve të caktuara që ka përkrahur VV, mendoj se do të kishte sukses por nuk e ka sjellë atë format në Maqedoni por një format tjetër të partisë politike. Krijimi i partiçkave më të vogla krijon humbjen e votave të shqiptarëve dhe defaktorizimin e shqiptarëve në Maqedoni. Po të fillonte si lëvizje sicçka filluar në Kosovë, VV ndoshta do të kishte sukses por në formatin actual si parti politike, ku spektri politik është i ngufatur me parti të vogla, mendoj se është e panevojshme dhe ka një efekt të kundërt.“, përfundoi analisti./abcnews.al