Ndërhyri në të dhënat kompjuterike, përjashtohet nga Policia e Shtetit efektivja Sulltane Kuka

schedule18:40 - 26 Shtator, 2023

schedule 18:40 - 26 Shtator, 2023

Pak orë më parë, AMP njoftoi se ka ndaluar një oficere policie me detyrë Trup Shërbimi në Seksionin e Sigurisë në Komisariatin e Policisë Rinas.

Efektivja, Sulltane Kuka 29-vjeçare akuzohet për për “Shpërdorim Detyre”,  “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”.

LEXO EDHE: EMRI/ AMP ndalon oficeren e policisë në Rinas, ja për çfarë akuzohet

29-vjeçarja u ndalua pas marrjes në dijeni të një parregullsie në procedurën e mbylljes së praktikës për heqjen nga statusi ‘Alert’ të mjetit në pronësi të shtetasit, Leonark Karruka.

Së fundmi Policia e Shtetit njofton se efektivja është përjashtuar menjëherë nga radhët e policisë.

Njoftimi i policisë:

Policia e Shtetit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka miratuar propozimin e Drejtorisë së Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit, për përjashtimin e menjëherëshëm nga Policia e Shtetit, të punonjëses së Policisë së Shtetit, inspektore S. K., 29 vjeçe, me detyrë trup shërbimi në Seksionin e Sigurisë, në Komisariatin e Policisë Kufitare Rinas.

Përjashtimi i kësaj punonjëseje u bë për shkelje të Rregullores së Policisë së Shtetit, neni 208, pika 3 “Përdor pozitën si punonjës policie për përfitime personale”, pasi datë 25.09.2023, gjatë inspektimit të bërë nga grupi i inspektimit i Drejtorisë së Policisë Rrugore në OASH-në, në Sektorin e Policisë Rrugore në DVP Lezhë, u konstatua se një automjet i shpallur “Alert”, ishte hequr nga sistemi në mënyrë të kundërligjshme. Po nga verifikimet e kryera nga gupi i inspektimit i Drejtorisë së Policisë Rrugore dyshohet se automjeti është hequr nga “Alert, nga punonjësja e Policisë S. K.

Për këtë rast, AMP ka bërë ndalimin e kësaj punonjëseje policie, për kryerjen e veprave penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”.

Policia e Shtetit është e vendosur për të larguar nga radhët e saj cilido punonjës police që abuzon me detyrën dhe në këtë kuadër fton qytetarët të denoncojnë çdo rast abuzimi me detyrën nga ana e punonjësve të Policisë, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!