Ndërhyri në sistemin TIMS, Ervin Muça:  Kam vepruar sipas procedurës, nuk më ka kërkuar askush asgjë

schedule12:34 - 12 Prill, 2024

schedule 12:34 - 12 Prill, 2024

Drejtori i Departamentit të Teknologjisë së Informacionit në Policinë e Shtetit, Ervin Muça, ka mohuar të ketë ndërhyrë ne të dhënat e sistemit policor TIMS.

Para se të hynte në gjykatë, Muça deklaroi se e gjitha kjo është një spekulim mediatik dhe pretendoi se ka kryer thjesht detyrën.

Ndër të tjera, Muça u shpreh se ka vepruar sipas procedurës.

“E gjitha kjo është një spekulim mediatik, gjykata do ta vërtetojë këtë, deklarohem i pafajshëm. Unë kam bërë thjesht detyrën. Nuk kam kopuar asnjë të dhënë, nuk ka lidhje kodi i punonjëses.  Kam vepruar sipas procedurës, nuk më ka kërkuar askush asgjë”, theksoi Ervin Muça.

Muça, i pezulluar nga detyra dhe i vënë në arrest shtepie me urdhër të prokurorisë, ka hedhur poshtë akuzat duke deklaruar se ne 2 gusht 2023, natën kur besohet se u bë ndërhyrja në sistemin TIMS, ai nuk ka qenë i pranishëm në zyrën e serverit ku dhe pretendohet të ketë ndodhur ngjarja./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!