Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ndërhynë në e-mailet e SPAK/ Apeli i Posaçëm lë në burg dy të arrestuarit

schedule12:11 - 22 Prill, 2025

schedule 12:11 - 22 Prill, 2025

Apeli i Gjykatës së Posaçme ka lënë në burg Zambak Gjonin dhe Arnold Rrokaj, dy të arrestuarit për sulmin kibernetik ndaj SPAK të ndodhur pak javë më parë. Dy të dyshuarit apeluan masën e sigurisë duke pretenduar se nuk kanë lidhje me sulmin ndaj SPAK, por pavarëisht kësaj togat e zeza të apelit, lanë në fuqi “arrestin me burg” të marrë me herët nga shkalla e parë.

Ish-punonjësi i IMT Arnold Rrokaj dhe ish-zyrtari i burgut Vlorë Zambak Gjonaj dyshohet se nëpërmjet pajisjve kompjuterike kanë vjedhur emailed e disa prokurorëve të SPAK, duke marrë disa informacion për persona të tjerë që janë nën hetim nga ky institucion.

Prokuroria e posaçme më herët sqaroi zyrtarisht se nderhyrja eshte kryer mbremjen e 12 marsit, ku edhe eshte realizuar marrja e informacioneve nga hakerimi I adreseva të prokurorëve por jo dosje hetimore.

Nga ana tjeter spak theksoi se sistemi i brendshem i IT-se nuk eshte cenuar.  Pas hetimit u vunë ne pranga dy persona, Arnold Rrokaj qe dyshohet se ka realizuar edhe nderhyrjen dhe me pas materialet e perftuara ia ka derguar shtetasit Zambak Gjonit edhe ky i vene ne pranga. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!