Ndërgjegjësohen vlonjatët, lokale e restorante të mbyllura, këmbësoret zbatojnë orarin

schedule09:32 - 18 Mars, 2020

schedule 09:32 - 18 Mars, 2020

Vlonjatët duket se janë ndërgjejësuar se janë bindur me masat dhe kufizimet e vendosura nga qeveria për shkak të koronavirusit.

Në Drejtorinë e Policisë Vlorë kanë bërë me dije se deri tani janë bllokuar 6 automjete nga të cilat 2 pa leje drejtimi.

Gjithashtu janë vendosur 17 masa administrative për shkelje të ndryshme të rregullave të qarkullimit rrugorë.

Njoftime policie:

Janë bllokuar 6 automjete nga të cilat 2 pa leje drejtimi.

Janë vendosur 17 masa administrative për shkelje të ndryshme të rregullave të qarkullimit rrugorë.

Nuk kemi patur raste të bërjes së proces verbaleve për lokale dhe ambjente të hapura, apo këmbësorë jashtë orarit etj.

Vazhdon zbatimi i masave të  vendosura në Aktet Normative Nr.3 dhe 4, situata po ndiqet në dinamik.

Probleme të veçanta nuk janë evidentuar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!