Ndër qytetet më të bukura në botë për turizëm, çfarë “fsheh” historia e zhvillimit të Charleston

schedule12:46 - 30 Gusht, 2020

schedule 12:46 - 30 Gusht, 2020

Ndoshta nuk e keni dëgjuar ndonjëherë më herët por në Karolinën e Jugut të SHBA ekziston një nga qytetet më të bukura në botë për turizëm, i quajtur Charleston.

Ai është një nga më të mirët për t’u vizituar, për shumë arsye si bukuria natyrore, ndërthurja me arkitekturën spanjolle, shtëpitë karakteristike, plazhet e bukura që shoqërohen me flladin e erës apo edhe ushqimet e pafundme si karkalecat e freskët.

Gjithashtu, ky qytet sugjeron për për të gjithë turistët: Vizitat në shtëpitë e mëdha dhe fermat, të cilat janë të krijuara që para Luftës Civile me mobiljet apo llambadarët. Udhëtimet me karrocë, mbrëmjet e qeta në verandë dhe darkat elegante nuk bëjnë përjashtim.

Mirëpo, jo gjithçka është ashtu siç mund të duket, pasi ky imazh nuk është një version i plotë i historisë së qytetit.

Pas atyre shtëpive madhështore ose në qendër të qytetit, apo në ato ferma, plantacione, shpesh ndodhen ato më të vogla prej guri ose druri, utilitare, pa veranda, mobilje elegante, shkallë gjithëpërfshirëse ose burra që qeshin me kostume të zbukuruara. Këto janë lagjet e skllevërve, shkruan CNN.

Charleston, ashtu si pjesa tjetër e Jugut, u rrit dhe lulëzoi për shkak të punës së papaguar të burrave dhe grave afrikane që ishin rrëmbyer, rrahur, përdhunuar dhe skllavëruar. Plantacionet që prodhuan oriz dhe pambuk dhe sheqer, të gjitha lulëzuan me kosto ekstreme njerëzore. Shtëpitë në qytet dhe pronarët e tyre të bardhë përdornin për kujdesin e tyre burra dhe gra, të cilët ishin sllevër.

Pavarësisht kësaj, ky qytet është konsideruar i shenjtë. Ai është mjaft i popullarizuar dhe industria turistike e tij solli 8 milionë dollarë në vitin 2018, ndërsa është rritur me rreth 26 milion dollarë në vit për pesë vitet e fundit.

Në Shtetet e Bashkuara, shpesh është e pamundur të shkëputet bukuria e mjedisit nga historia. Veçanërisht kur bëhet fjalë për personat me ngjyrë, të cilët janë pasardhës të sllevërve.

“A mund të bashkëjetojë turizmi dhe historia e vërtetë e Charleston në vitin 2020, kur është krijuar lëvizja Black Lives Matter”?, kjo është pyetja që ngrenë të gjithë këto kohë.

Doug Warner, nënkryetar i Media & Innovation Development në Explore Charleston, pranon të vërtetën e thellë të qytetit të tij estetikisht të bukur. Por ai thotë se përballja e vështirë me racizmin kishte filluar tashmë për Charleston para vitit 2020, para Covid-19, protestave dhe lëvizjes “ringjallësh” Black Lives Matter.

Sipas tij, racizmi duhet pranuar plotësisht, në të njëjtën mënyrë siç ka qenë në të gjithë vendin në vitin 2020. “Jo gjithçka është bukur këtu”, thotë ndër të tjera Warner./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!