Kuvendi i Arbërit, është risjellë nëpërmjet një veprimtarie kulturore këtë 320 vjetor në kishën e Mërqisë në Lezhë, aty ku u mbajt me 14 dhe 15 janar të vitit 1703.
Historianë, autoritete lokale, deputetë, banorë të zonës si dhe përfaqësues nga trevat shqiptare ishin të pranishem në ketë aktivitet, ndërsa u dhe promovimi i relacionit të përkthyer në shqip të Imzot Vinçens Zmajeviq.
Gjatë kumtesave janë sjellë në vëmendje momente të këtij kuvendi, që konsiderohet si ndër më të rëndësishmit pas Besëlidhjes së Lezhës.
Për kryetarin e bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu kjo ngjarje përkujtimore po merr gjithnjë e më shumë vëmendje dhe për këtë arsye po kaq vëmendje i është kushtuar restaurimit të këtij objekti kulti dhe aksesit të saj në infrastrukturë./abcnews.al/