Ndër më të mirët në pozicionin e tij, “gardiani” polak i jep “lamtumirën” futbollit profesionit

schedule14:56 - 27 Gusht, 2024

schedule 14:56 - 27 Gusht, 2024

Ishte padyshim ndër më të mirët e botës në pozicionin e tij.

Pas një karriere të gjatë me klube elitare të Evropës, si Arsenal, Roma e Juventus, “gardiani” 34-vjeçar i portës, Wojciech Szczesny ka vendosur përfundimisht paraditen e kësaj të marte, t’i japë fund karrierës së tij, si futbollit profesionist.

Gjatë karrierës së tij Szczesny arriti të sigurojë një sërë trofeshë, si dy FA Cup dhe një Superkupë të Anglisë, me “Topçinjtë” e Arsenal dhe tre tituj Serie A, tre Kupa e Italisë e dy Superkupa të Italisë, me “Bardhezinjtë” e Juventus dhe me këta të fundit arriti të shpallej edhe portieri i sezonit, në edicionin 2019-2020.

Sa i përket Kombëtares polake, Szczesny zhvilloi me “Shqiponjat e Bardha”, plot 84 paraqitje, si dhe arriti të shpallej futbollisti i vitit në 2022-shin, në Poloni. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!