Ndër çiftet më të bujshëm, me videon e papublikuar Angela Martini uron bashkëshortin për ditëlindje

schedule20:02 - 13 Tetor, 2021

schedule 20:02 - 13 Tetor, 2021

Prej kohësh, modelja shqiptare Angela Martini dhe biznesmeni rumun Dragos Savulescu, janë një ndër çiftet më të komentuar në media.

Gjithçka nisi në momentin që Dragos u arrestua  në muajin gusht pas një kohe të gjatë në arratisje. Ai ra në prangat e policisë në ishullin e famshëm Mykonos, teksa po bënte pushime luksoze me shqiptaren. Mirëpo Dragos u la i lirë nga autoritetet greke pasi u verifikua që çështja e tij ishte mbyllur në Itali.

Këtë herë, ka qenë urimi i Angeles që po bën xhiron e rrjetit me rastin e ditëlindjes së bashkëshortit. Ajo ka shpërndarë një video përkrah Dragos, duke treguar se nuk do të ndryshonte asnjëherë asgjë.

“Urime ditëlindja për bashkëshortin tim të mrekullueshëm Dragos Savulescu. Momentin e parë që të pashë, u ndjeva sikur në shtëpi. E dua fuqinë tënde, inteligjencën tënde, besimin që ke ndaj meje e po ashtu edhe shpirtin tend. Jam shumë mirënjohëse për çdo gjë. Nuk do të ndryshoja asnjëherë asgjë. Të dua”, janë fjalët që Martini ka shoqëruar videon./abcnews.al

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Angela Martini ?? (@angela_martini)

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!