Ndarja nga jeta e Vehap Xhindolit, reagon Meta: Mora lajmin me trishtim

schedule19:21 - 24 Shtator, 2021

schedule 19:21 - 24 Shtator, 2021

Presidenti Ilir Meta me anë të një reagimi në rrjetet sociale ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të Vehap Xhindolit.

Meta shkruan se ai luajti një rol të veçantë edhe për zhvillimin cilësor të atletikës dhe akrobacisë, veçanërisht si themelues i cirkut të Elbasanit.

Vehap Xhindoli ndërroi jetë ditën e djeshme në moshën 80-vjeçare.

Postimi i Metës:

Me trishtim mora lajmin për ndarjen nga jeta të Mjeshtrit të Madh Vehap Xhindoli, një nga figurat historike të peshëngritjes së qytetit të Elbasanit, me kontribut të çmuar si sportist dhe trajner i suksesshëm.

Personalitet sportiv i gjithanshëm, ai luajti një rol të veçantë edhe për zhvillimin cilësor të atletikës dhe akrobacisë, veçanërisht si themelues i cirkut të Elbasanit, duke lënë pas një trashëgimi sportive që gjithmonë do të nderohet dhe kujtohet me respekt.

Ngushëllime familjes, kolegëve dhe komunitetit elbasanas për këtë humbje të pazëvendësueshme!

Të prehet në paqe! /abcnews.al/