Ndarja nga jeta e Bujar Nishanit, Gaz Bardhi: Ditë zie për familjen tonë të madhe

schedule15:09 - 28 Maj, 2022

schedule 15:09 - 28 Maj, 2022

Sot është një ditë zie për opozitën! Ky është reagimi i deputetit Gazment Bardhi për ndarjen nga jeta të ish-presidentit Bujar Nishani në moshën 56 vjeçare.

“Sot për familjen tonë të madhe është një ditë zie. Ndarja e parakohshme nga jeta e Presidentit Bujar Nishani na ka tronditur të gjithëve. Ngushëllimet më të ndjera familjes, të afërmve dhe miqve, të prehet në paqe dhe përherë i paharruar në kujtimet tona”!

Ish-presidenti i Shqipërisë ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm nga komplikimet shëndetësore si pasojë e betejës disamuajshe me COVID-19. Nishani ndërroi jetë në një spital në Gjermani, ku ishte dërguar para një muaji për përkujdesje intensive pas rëndimit të gjendjes së tij shëndetësore. Ai po ashtu vuante nga një sëmundje auto-imune.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!