Ndarja nga jeta e Kadaresë/ Ambasada Amerikane zgjedh ta kujtojë ndryshe shkrimtarin e madh, i kërkon diplomatëve mendime për librat e tij

schedule10:22 - 3 Korrik, 2024

schedule 10:22 - 3 Korrik, 2024

Ambasada Amerikane e Tiranës ka zgjedhur ta kujtojë në një formë ndryshe shkrimtarin e madh, Ismail Kadare, i cili u nda nga jeta mëngjesin e 1 korrikut.

Ky institucion i ka kërkuar diplomatëve amerikanë të saj në Tiranë të ndajnë mendimet e tyre për disa nga librat e Kadaresë.

Në nder të veprës së gjigandit shqiptar të letërsisë Ismail Kadare, ne u kërkuam diplomatëve amerikanë në Ambasadën e ShBA në Tiranë të ndajnë mendimet e tyre për disa prej librave të tij. Shihni vlerësimet e tyre dhe bashkojuni bisedës duke ndarë me ne librin tuaj të preferuar të Kadaresë në komente”, thuhet në postimin e ambasadës, ndërkohë më poshtë janë dhe mendimet e diplomatëve.

Kujtojmë që aktualisht në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit po mbahen homazhet për shkrimtarin e ndjerë, ku padyshim pjesëmarrës janë figura nga më të njohura të Shqipërisë./abcnews.al