Zyra e BE-së në Tiranë ka reaguar për ndarjen nga jeta të shkrimtarit të mirënjohur shqiptar, Ismail Kadare. Në një reagim në Facebook, zyra e BE-së përmend faktin se Ismail Kadare ishte një zë i fuqishëm letrar që tejkaloi Evropën, duke shtuar se trashëgimia e tij do të jetojë gjatë.
“Lajm i trishtë nga Tirana sot.
Ismail Kadare, një kolos i letrave dhe zë i dashur i Shqipërisë, është ndarë nga jeta në moshën 88-vjeçare.
Zëri i tij i fuqishëm letrar, i përkthyer në 45 gjuhë, bëri jehonë në të gjithë Evropën dhe më gjerë, duke shfaqur kulturën e pasur dhe të larmishme shqiptare në mbarë botën. Proza e tij e mprehtë, depërtuese dhe gjithsesi mirëdashëse pasqyronte kompleksitetin e historisë dhe folklorit të Shqipërisë.
Ngushëllimet tona më të sinqerta për të dashurit e tij dhe të gjithë ata që e admiruan gjenialitetin e tij.
Trashëgimia e Kadaresë do të jetojë gjatë.”, thuhet në postim.
/abcnews.al