Ndarja nga jeta e Bujar Nishanit, reagimet e opozitës: Fatkeqësi për të gjithë demokratët

schedule14:57 - 28 Maj, 2022

schedule 14:57 - 28 Maj, 2022

I pari që ka reaguar nga PD për ndarjen nga jeta të ish-Presidentit Bujar Nishani është Edi Paloka.

Përmes një mesazhi në rrjetin social “Facebook” deputeti i PD shkruan se pak më parë u konfirmua lajmi i vdekjes së Nishanit.

Paloka: Një lajm i hidhur ka pak që u konfirmua; Bujar Nishani, ish-President i Republikës, ministër dhe funksionar në disa poste të rëndësishme të PD në vite, ka ndërruar jetë!
Një fatkeqësi për familjen dhe për gjithë demokratët. Respekti ynë për gjithshça dha për PD dhe për vendin, do e shoqërojë kurdoherë.

Deputeti Tritan Shehu shprehet se vdekja e tij është një humbje shumë e madhe për familjen dhe për politikën shqiptare.

Shehu: Nje lajm shume i trishte na pikellon te gjitheve. Bujar Nishani ndron jete mbas nje semundje te rende. Nje humbje e madhe kjo per familjen, politiken shqiptare, PD, per te gjithe. Ngushellimet me te sinqerta rrethit te tij familjar, miqve, shokeve, bashkepuntoreve. Do ta kujtojme gjithemone me respekt dhe nderim te vecante.

Deputeti Belind Këlliçi shprehet i hidhëruar nga ikja e ish-Presidentit Nishani.

Këlliçi: I hidhëruar nga ikja e President Bujar Nishanit! Ngushëllime bashkëshortes, fëmijëve, të afërmve dhe miqve që i kishte të panumërt për vetë personalitetin dhe zemërgjerësinë e tij! Do ta kujtoj miqësinë e tij dhe i jam mirënjohës përjetë për këshillat dhe bashkëpunimin si demokrat! I nderuar që e njoha nga afër! I përjetshëm qoftë kujtimi i President Nishanit!

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka shkruan se ndarja nga jeta e Nishanit është një dhimbje shumë e madhe për të gjithë ata persona që nuk do ta kenë më mes tyre.

Duka: Sapo u njoftova me një lajm shumë të hidhur!!! Ish-Presidenti i Republikës sė Shqipërisë, Bujar Nishani u nda nga kjo jetë. Një dhimbje shumë e madhe për të gjithë që nuk do të kemi më midis nesh burrin e mençur, kolegun, mikun tonê tê respektuar Bujar Nishani. I shpreh ngushêllimet e mia të sinqerta familjes së tij, të afërmve, miqve dhe shokëve. Shpirti yt pushoftë në paqe. Lamtumirë mik! Agroni.

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, shkruann se maturia dhe principaliteti i tij ishin vlerat themelore të cilat do të kujtohen gjatë.

Vasili: U prehte ne paqe Presidenti Bujar Nishani! Ngushellime familjes, te afermve dhe miqve te tij. Maturia dhe principaliteti i tij vlera themelore, qe do te kujtohen gjate.

Fatmir Mediu shkruan se Shqipëria humbi njeriun e drejtë dhe korrekt, i cili vendoste çdo herë përpara detyrën, nderin dhe atdheun.

Mediu: Humbja e parakohëshme e Presidentit Bujar Nishani është një dhimbje e madhe për të gjithë Ne miqtë dhe bashkëpuntorët e tij. Shqipëria humbi njeriun e drejt dhe korrekt i cili cdoherë vendosi përpara detyrën, nderin dhe atdheun, që në moshë të re dhe deri në momentet e fundit të jetës së tij. Edhe kundërshtarët e tij politik kanë humbur politikanin parimor dhe të vendosur i cili nuk bënte kompromis me të keqen, por i qëndroj besnik bindjeve të tij politike dhe interesit kombëtar. Odeta humbi bashkëshortin e saj , djali dhe vajza babin e tyre të dashur, humbën mikun dhe njeriun më të dashur, të gjithë sot famijarisht i bashkohemi dhimbjes së tyre duke ju lutur Zotit ti jap forcë për të kapërcyer këtë moment të vështirë. I nderuar President Nishani mik i dashur u prehsh në paqë, qofsh i xhenetit.

Deputeti Oerd Bylykbashi i ka shprehur ngushëllimet gjithë familjes Nishani dhe shkruan se Durrësi e kishte për nder që e kishte birin e tij.

Bylykbashi: Hidhërim i madh për ndarjen nga jeta pa kohë të President Bujar Nishanit! Një mik i mirë, një politikan plot urti e i palëkundur, një burrë shteti me maturi të rrallë. Durrësi e ka për nder që e kishte birin e tij. Lutjet dhe ngushëllimet e mia më të ndjera janë për bashkëshorten, fëmijët, babain, mësuesin tim të mirë Faikun, dhe vëllezërit e tij! U prehsh në paqe President Bujar Nishani! I paharruar kujtimi yt!

Ish-Presidenti i Republikës, ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm, një muaj pasi ishte shtruar në gjendje të rëndë në një spital në Gjermani. Situata shëndetësore e ish-kreut të shtetit u rëndua pas infektimit të tij me COVID-19 dy muaj më parë. Ai vuante nga një sëmundje autoimune në mëlçi dhe nuk arriti t’i tejkalojë pasojat që virusi famëkeq i ka lënë në organizëm.

Siç ka raportuar Abcnews.al Nishani u paraqit në Sanatorium me shenja pneumonie në të dyja mushkëritë për shkak të kalimit të koronavirusit, i cili kishte lënë pasoja të tjera shëndetësore. Pas përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore, më 22 prill, Nishani u nis drejt Gjermanisë për mjekim, ku edhe dha frymën e fundit pranë familjarëve në moshën 56 vjeçare.

Burime për Abc bënë me dije se Nishani ka pasur fibrozë post COVID, të cilat i kanë shkaktuar ulje të nivelit të okrigjenit në gjak si edhe parametra të tjera problematikë duke bërë të domosdoshme dërgimin e tij jashtë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!