Kreu u i AAK-së Ramush Haradinaj ka reaguar pas ndarjes nga jeta të ish-kandidatit për president të SHBA Bob Dole i konsideruar si mik i Shqipërisë dhe Kosovës.
Haradinaj ka ndarë një foto me Dole ku shkruan se ai mbetet një nga figurat kryesore që identifikon rrugën e Kosovës drejt shtetësisë.
“I pikëlluar për humbjen e senatorit Bob Dole. Senatori Dole mbetet një nga figurat kryesore që identifikon rrugën e Kosovës drejt shtetësisë. Ai ishte një nga politikanët e parë që njohu luftën tonë për liri dhe e udhëzoi Kosovën drejt asaj që jemi sot. Pusho i qetë Bob. Do të na mungosh! RH”, shkruan Haradinaj. m.v/Abcnews.al