Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Haxhi Thaçit, babait të ish-presidentit, Hashim Thaçi.
Ai u shpreh se Haxhi Thaçi me shumë krenari, por siç tha, “me zemër të thyer, përballoi shume sfida te padrejta, si burgosjen e djalit të tij”, përcjell Klankosova.tv.
“Sapo mora lajmin e hidhur se Haxhi Thaçi, babai i Presidentit Hashim Thaçi, ka ndërruar jetë. Zoti e bekoftë dhe e shpërbleftë me xhenet të ndjerin”.
“Në emrin tim dhe të familjes sime, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta Presidentit dhe gjithë familjes Thaçi per këtë humbje të madhe”.
“Ai, me shumë krenari, por me zemër të thyer, përballoi shume sfida te padrejta si këtë burgosjen e djalit të tij, duke e ditur se Presidenti po pagun me burg për lirinë dhe shtetin tonë, të cilin ne sot e gëzojmë”, ka shkruar Pacolli në Facebook.