Ndarja nga jeta e gjuhëtarit Topalli/ Meta mesazh ngushëllimi

schedule12:27 - 25 Maj, 2018

schedule 12:27 - 25 Maj, 2018

Presidenti i Republikës, Ilir Meta shpreh keqardhjen për ndarjen nga jeta të akademikut, albanologut e gjuhëtarit të mirënjohur shqiptar, Prof. Dr. Kolec Topalli.

Presidenti Meta u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe familjarëve të Akademikut Topalli, dhe në këto çaste hidhërimi, gjendet shpirtërisht pranë tyre duke u lutur së bashku me ta që i ndjeri të gjejë prehjen e amëshuar.

Shqipëria humbi një akademik e albanolog të shquar, por Prof. Dr. Kolec Topalli la pas një vepër të tërë mbi gjuhën shqipe dhe historikun e saj, e cila do të jetë gjithmonë në duart e studentëve dhe studiuesve të ndryshëm, duke e bërë të paharruar kujtimin dhe veprën e tij! /abcnews.al