Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, i ka përcjellë ngushëllimet e tij Ambasadës Britanike në Tiranë për ndarjen nga jeta të Madhërisë së Saj, Elizabeta II.
Presidenti Duka, në telegramin dërguar Ambasadorit të Britanisë së Madhe në vendin tonë, Alastair King-Smith, vlerëson me respekt trashëgiminë dhe kujtimin e Mbretëreshës, Elizabeta II, teksa përmes këtij mesazhi ai i shpreh ngushëllimet për këtë humbje të madhe të gjithë popullit britanik.
“I dashur Ambasador! Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron t’i shprehë respektin më të thellë trashëgimisë dhe kujtimit të Madhërisë së Saj, Mbretëreshës Elizabeta II.
Dëshiroj t’u ofroj ngushëllimet tona më të sinqerta e kurajo familjes mbretërore dhe popullit të Britanisë së Madhe në këtë moment të vështirë”, shkruan Presidenti Duka në telegramin e tij të ngushëllimit drejtuar trupit diplomatik britanik në Tiranë.
/f.a/abcnews.al