Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka shprehur trishtim për ndarjen nga jeta e drejtorit në Bashkinë e Tiranë Feti Fanaj. Veliaj thotë se Fanaj ishte mik ideal, ndërsa la pas djalin e tij të vogël Mishelin. “Nuk do t’ju lëmë kurrë vetëm”, shkruan Veliaj.
“Fetiu ishte një mik ideal, një baba i jashtëzakonshëm i Mishelit të vogël! Nga ata njerëz punëtorë që i dha kaq shumë Tiranës, kuronte çdo ditë, me po të njëjtin pasion, çdo detaj të shkollave, kopshteve dhe çerdheve tona publike.
I kudogjendur, i palodhur! U prehsh në paqe i dashur Feti, vëlla i pazëvendësueshëm për të gjithë ne! Ngushëllime Nidës së re e nënës së tij hallemadhe, që sapo humbi edhe të shoqin. Nuk do t’ju lëmë kurrë vetëm”, shkruan Veliaj./mv. abcnews.al

