Ndarja nga jeta e Bashkim Finos, Rama jep lajmin: 29 Marsi ditë zie kombëtare

schedule10:15 - 29 Mars, 2021

schedule 10:15 - 29 Mars, 2021

Qeveria ka vendosur të shpallë 29 Marsin ditë zie kombëtare në nderim të deputetit socialist Bashkim Fino i cili humbi betejën me COVID. Kreu i qeverisë Edi Rama ka postuar vendimin në rrjetet sociale.

Në vendimin e qeverisë thuhet se 29 Marsi do të shpallet ditë zie në nderim të kryeministrit të qeverisë së Pajtimit Kombëtar, deputet në disa legjislatura.

Ditën e sotme në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike flamuri kombëtar do të ulet në gjysmë shtizë. Fino do të përcillet për në banesën e fundit sot në orën 16:00, ndërsa shpenzimet funerale dhe të ceremonialit do të përballohen nga institucioni organizator.

“Këshilli i ministrave vendosi shpalljen ditë zie kombëtare, ditën e hënë, datë 29.03.2021, në nderim të të ndjerit Bashkim Fino, kryeministër i qeverisë së Pajtimit Kombëtar, deputet në një sërë legjislaturash.

Në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike të ulet flamuri në gjysmë kombëtar në gjysmë shtizë.

Ceremonia e homazheve të organizohet ditën e hënë, datë 29.03.2021, nga ora 12:00 deri në orën 16:00 në mjedisin e Pallatit të Kongreseve.

Shpenzimet e varrimit dhe të ceremonialit të përballohen nga institucioni organizator i ceremonialit.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë” thuhet në vendimin që mban firmën e kreut të qeverisë Edi Rama./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!